20:20 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Renault synon ta blej FIAT-in

Renault po kërkon të rifillojë bisedimet e shkrirjes me Nissan diku në 12 muajt e ardhshëm, pasi synon të krijojë një nga konglomeratet më të mëdha auto në botë, duke rivalizuar VW Group dhe Toyota-n.

Nëse Renault dhe Nissan bashkohen, hapi i tyre i ardhshëm pritet të jetë një ofertë për Fiat Chrysler Automobiles (FCA), gjë e cila është diskutuar në të kaluarën nën drejtimin e ish-kryetarit të aleancës Carlos Ghosn.

Tani, Fiat Chrysler Automobiles (FCA) aktualisht është duke kërkuar një partneritet apo bashkim, dhe kryetari i saj John Elkann është takuar tashmë me rivalë të tjerë, duke përfshirë edhe grupin PSA.

Absorbimi i FCA do të ishte një kalim i lartë për çdo kompani, por Renault në veçanti mund të jetë ai që do të përballet me betejat shtesë duke parë se aksioneri më i fuqishëm i saj është qeveria franceze, aksionet e të cilave potencialisht mund të dobësohen me blerje të reja, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa aleanca Renault-Nissan ende nuk kanë shkuar deri në bashkim të plotë, ajo ende ka provuar të jetë shumë e suksesshme nga pikëpamja financiare – dhe ndërsa partneriteti është prekur kohët e fundit nga skandali që rrethon ish shefin Ghosn, emërimi i kryetarit Jean-Dominique Senard ka përmirësuar besimin në bord.

Aktualisht vlera e Renault në treg qëndron në rreth 16.8 miliard euro (18.9 miliardë dollarë), ndërsa vlerësimi i Nissan është rreth 35 miliardë dollarë. FCA në anën tjetër ka një vlerësim në të treg afërsisht 23 miliardë dollarë. /IndeksOnline/