13:31 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Renault”-i teston veturën, e cila kontrollohet nga telefoni

“Renaulti”, ka filluar testimet në publik me shërbimin e ri të veturave autonome, elektrike dhe të kontrolluara nga telefoni.

Provat nisë këtë të hënë dhe do të zgjasin deri më 8 nëntor, ku deri në 100 veta do ta përdorin shërbimin.

Këto testime do të marrin pjesë në zonën e quajtur Paris-Saclay, e cila është një zonë e ngjashme me Silicon Valley në Amerikë, e përdorur nga kompanitë inovatore në kryeqytetin francez.

Vetura e re autonome do të përdorë kabinën e modelit ZOE nga Renault-i dhe do të mundësojë që pasagjerët ta përdorin atë vetëm nëpërmjet një aplikacioni në telefon.

Renaulti është një nga shumë kompanitë e mëdha, e cila po teston teknologjinë e veturave autonome.

Kompanitë e prodhimit të automobilave besojnë se kjo teknologji do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si në udhëtojmë me të njëjtin efekt si shpikja e automobilave qindra vjet më parë.