16:58 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Renault Zoe, supermini elektrik me rangun e SUV Jaguar I-Pace

Beteja e makinave elektrike të vogla po bëhet serioze tashmë. Kemi parë Honda retro, një model sportiv Peugeot e208 dhe Opel e-Corsa, dhe tashmë kemi këtë.

Renault Zoe i ri. Si fillim makina vjen me dy motorë të ndryshëm. Ajo ka një motor 106 kuaj fuqi bazë dhe një më të shpejtë prej 132 kuaj fuqi.

Si qëndron makina nga aspekti i progresit teknik? Modeli origjinal Zoe lançuar në 2012 kishte një rang prej vetëm 150 kilometrash nga bateria 22kWh. Në 2016-ën ishte dyfishuar kjo distancë. Pas tre vitesh Renault Zoe vjen me bateri standarde 52kWh dhe një distancë prej 389 kilometrash po aq sa një Jaguar I-Pace.

Me pak fjalë kjo është makina e vogël që bën ligjin tashmë në hapësirën elektrike. Por sa e shpejtë është makina? Renault thotë se përshkon 0-100km/h nën 10 sekonda. Shpejtësia maksimale është 140 km/h.

Jetike është një tjetër statistikë. Sa kohë i duhet makinës të karikohet nga 0 në 100%? Renault thotë se duhen 9 orë e gjysmë përmes një prize 7kW.

Por nëse gjeni një prizë 50kW, atëherë duhen 30 minuta për karikimin në distancën 145 kilometra.

Përmes aplikacionit Renault pronarët mund të kontrollojnë stacionet më të afërta të karikimit. Çmimi i makinës nuk u bë publik por prisni të kushtojë në mbi 20,000 euro.