18:51 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Renditja tabelare në Superligë: ”Nikli” me hapa të sigurtë, Drita asesi të këndellet

Ndeshja, Flamurtari – Gjilani ishte e fundit për javën e tetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e zhvilluar në ”Xhemajl Ibishi”, të dyja skuadrat ndanë pikët në barazimin, 1-1.

Pas kësaj ndeshje, Flamurtari kalon në vendin e tretë me 15 pikë të grumbulluara, ndërsa Gjilani mbetet në vendin e pestë me 14 pikë, transmeton IndeksOnline.

Kur kanë kaluar tetë javë, Feronikeli mbanë vendin e parë me 20 pikë, ndërsa, ndjekësi më i afërt, Llapi ka 16 pikë sosh.

Keq nuk qëndron as Prishtina, e cila me fitoren e djeshme u ngritë në vendin e katërt me 15 pikë.

Në zonën e rrezikshme janë skuadrat si KEK-u, Liria dhe Ferizaj, të cilat asesi nuk po munden ta gjejnë veten këtë sezon./IndeksOnline/