15:54 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Feronikeli vazhdon kryesimin, Llapi mbetet në vendin e tretë

Kanë përfunduar tri ndeshjet e mesditës së sotme, të zhvilluara në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja kryesore u zhvillua në Drenas, ku Feronikeli triumfoi përballë Drenicës në derbin drenicas.

Me këtë fitore, Feronikeli shkëputet në vendin e parë me 29 pikë, 5 pikë larg ndjekësit më të afërt Prishtinës, transmeton IndeksOnline, transmeton IndeksOnline.

Nga ana tjetër, me humbjen e sotme, Drenica mbetet në vendin e shtatë me vetëm 18 pikë të grumbulluara deri më tani.

Ndeshje interesante u zhvillua edhe mes Gjilanit dhe KEK-ut, ku vendasit triumfuan me rezultat solid, 2-0.

Fitorja e sotme e ngritë Gjilanin në vendin e pestë me 20 pikë, teksa KEK-u mbetet në vendin e fundit me vetëm një pikë.

Befasia e ditës së sotme ndodhi në Podujevë. Llapi pësoi humbje nga Ballkani në shtëpi me rezultat, 0-1.

Me këtë humbje, Llapi mbetet në vendin e tretë me 23 pikë, teksa Ballkani ngritet në vendin e tetë me 18 pikë./IndeksOnline/