23:06 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Renditja zyrtare e 32 skuadrave në vazot e Ligës së Kampionëve

Janë mësuar 32 skuadrat pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve për sezonin 2018-2019.

Skuadrat të cilat prenë të fundit një biletë për në turneun më të rëndësishëm për klubet europiane ishin portugezët e Benfika, holandezët e PSV dhe serbët e Crvena Zvezda.

Hedhja e shortit për të mësuar dhe 8 grupet e këtij sezoni do të hidhet këtë të enjte, duke nisur nga ora 18:00. Si gjithmonë shorti do të hidhet në selinë e UEFA-s në Monaco.

Ndeshjet e para në grup do të zhvillohen më 18 dhe 19 shtator, ndërkohë që këto janë skuadrat sipas vazove përkatëse.

Vazo 1: Real Madrid, Atletico Madrid, Barcelona, Bayern München, Manchester City, Juventus, Paris Saint-Germain, Lokomotiv Moskë

Vazo 2: Borussia Dortmund, Porto, Manchester United, Shakhtar Donetsk, Napoli, Tottenham Hotspur, Roma, Benfica

Vazo 3: Liverpool, Schalke, Lyon, Monaco, Ajax, CSKA Moska, PSV Eindhoven, Valencia

Vazo 4: Club Brugge, Galatasaray, Young Boys, Inter, Hoffenheim, AEK Athens, Crvena Zvezda, Viktoria Plzen