11:10 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / OSH

Rëndohet tragjedia në familjen Gjoka, pas dy vajzave ndërron jetë edhe nëna

Ndërron jetë në Itali Alketa Gjoka, nëna e tre fëmijë, e cila kishte mbetur e djegur nga zjarri që përfshiu hotelin e saj, në Velipojë mëngjesin e 4 korrikut.

Tragjedia bëhet më e rëndë për familjen Gjoka pasi pak ditë më parë ndërruan jetë 2 vajzat, 19 dhe 15 vjeçe, të cilat gjithashtu mbetën të dëmtuara rëndë nga zjarri, bashkë me vëllanë e mitur.

40-vjeçarja po kurohej në një spital në Itali prej ditësh, pasi atje jetonte edhe bashkëshorti, por nuk ka mundur t’i mbijetoje plagëve te marra, shkruan euronewsalbania.

I vetmi i mbijetuar është djali i mitur i familjes Gjoka, i cili gjithashtu po kurohet ne Itali.

Katër anëtarët e familjes Gjoka, nga Gajushi i Lezhës, kishin shkuar për të pastruar hotelin e tyre në Velipojë, për ta bërë gati për pushuesit, por mëngjesi i 4 korrikut ishte tronditës për ta.

E ëma ishte ngritur të bëjë kafenë, por sapo ka ndezur bombolën e gazit, ka shpërthyer flaka, për shkak të rrjedhjes së gazit të shtatë bombolave, duke shkrumbuar hotelin dhe duke i plagosur ato rëndë.

Pas transportimit në Itali për një kurim më të specializuar, humbën jetën 2 vajzat dhe nëna e tyre.