15:55 / E Martë, 16 Gusht 2022 / B O

“Rënia dhe ngritja e Granit Xhakës”, gazeta e madhe me artikull special për Xhaka-Boom

Tifozët e Arsenalit po shijojnë këtë fillim të sezonit, së paku në dy ndeshjet e para. Një nga pikat e kthesës është edhe rilindja e Granit Xhakës.

“Rënia dhe ngritja e Granit Xhakës” është titulli që Mirror ka dhënë për mesfushorin kosovar.

Zhvendosja e Xhakës në një rol më të avancuar në anën e majtë është sekreti që ka kthyer formën e mesfushorit fantastik me pasaportë zvicërane.

Ky sistem ka bërë që Xhaka të nxjerrë më shumë aftësitë e tij në ofanzivë duke shënuar gol që në fillim të kampionatit.

Forma e Xhakës ka bërë që Arteta të ketë besimin e plotë te ai duke i dhënë rolin e liderit në skuadër, ani pse më nuk e bartë shiritin e kapitenit në krah./Indeksonline/