11:18 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rënie e shkallës së punësimit në vitin 2019-të

Agjencia e Statistikave të Kosovës së fundmi ka publikuar një anketë të tregut të punës.

Në rezultatet e nxjerra del që qytetarët me arsim të mesëm profesional janë ata më të punësuarit.

Sipas ASK, në mesataren e nxjerrë në 1000 qytetarë del që 34.8 përqind janë me arsim të mesëm profesional.

Ndërsa me arsim terciar në 1000 qytetarë del të jetë 62.8 qytetarë.

Kurse sa i përket gjinisë, ende vazhdon të jetë një diferencë e madhe. 43 përqind e meshkujve në moshë punë ishin të punësuar krahasuar me 13.3 e femrave po ashtu në moshë pune.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në Kosovë ka rënie të shkallës së punësimit me 0.6% në pjesën e parë të këtij vit./Indeksonline/