21:36 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Rennes ka gati 15 milionë euro për Bouanga

Rennes ka bërë një ofertë për sulmuesin e Saint Etienne, Denis Bouanga, raporton Foot Mercato.

Raportohet se për ta lënë të lirë sulmuesin e saj Saint Etienne do të kërkojë një shifër prej 15 milionë eurosh për shërbimin e 25 vjeçarit.

Përfaqësuesi i kombëtares gaboneze ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar 5 herë në këtë sezon të Ligue 1. /IndeksOnline/