11:59 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Reperi “Don Phenom” promovon nesër albumin e ri

Dita e nesërme do të jetë me plot befasi nga reperi Don Phenom.

Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi, i cili ka paralajmëruar se nesër do të promovohen dy videoklipe dhe albumi i tij i cili përfshin 13 këngë, shkruan Indeksonline.

“Nesër del klipi “Viti 2018” plus një klip tjetër plus albumi! Albumi “Kumara” nga Don Phenom me total 13 këngë dhe 2 videoklipe publikohet në Youtube dhe në të gjitha platformat digjitale online me 25 tetor” , ka paralajmëruar reperi.

Kujtojmë se ai është një këngëtar mjaft i dashur për publikun për shkak të këngëve që sjell. /Indeksonline/