15:43 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Reperi i njohur amerikan ndërron jetë pas sulmit të papritur në Chikago

Reperi FBG Duck ka mbetur i vrarë nga një sulm i papritur në mes të ditës në Chikago.

Të shtënat ndodhën rreth orës 4 pasdite, në Rrugën Lindore Oak në lagjen Gold Coast, ku Duck dhe dy shokë po bënin pazar.

Policia bën të ditur se katër persona dolën nga dy vetura dhe hapën zjarr duke goditur tri viktimat, para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

26-vjeçari FBG Duck, emri i vërtetë i të cilit është Carlton D. Weekly, u transportua në një spital të zonës, por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Policia raportoi se të lënduar rëndë mbetën edhe një burrë 36-vjeçar dhe një grua 26-vjeçare.