16:57 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Reperi i njohur bëhet për spital

Reperi i njohur nuk është mirë me shëndet.

Reperi French Montana, është shtrirë në spital për shkak të shqetësimeve mbi shëndetin e tij kardiovaskular, raporton E! News.

Autoritetet në Los Angeles thonë se reperi 35-vjeçar u transportua me ambulancë nga shtëpia e tij në një spital të Los Angeles. Montana, emri i vërtetë i së cilës është Karim Kharbouch, vendosi të kërkojë trajtim mjekësor pasi përjetoi dhimbje në stomak dhe një rrahje të ngritur të zemrës.

Pas lajmeve për problemet shëndetësore të reperit, fansat i ofruan lutjet e tyre më të veçanta yllit të hip-hopit në mediat sociale.