18:38 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Reperi i njohur kosovar: Rinia dëshirojnë të arrijnë famën me ‘budallaki’ sesa me muzikë

Javë më parë u bë shumë e përfolur thirrje për ‘betejë hip-hopi’ nga reperi, Fero.

Fero përmes një video kishte ftuar artistët si MC Kresha, Lyrical Son, Bim Bimma dhe Ergen Berisha që të provohen në këtë zhanër.

Përpos Bim Bimmës, asnjëri nga këto të tjerë nuk kishte replikuar ndaj thirrjes, duke e anashkaluar kështu totalisht.

Në një intervistë në Naten me Fatmirin, reperi gjeneratës së re nga grupi PINT është pyetur se si qëndron pune me këto lloj ‘beteja’ të artistëve.

“Ato gjëra janë bërë për famë, sepse dihet se MC Kresha dhe Lyrical Son janë të paprekshëm në skenën e muzikës shqiptare. Por tani rinia dëshirojnë të arrijnë famën me budallaki se sa me muzikë, duhet ta ndërrojë profesionin ai në fjalë”, është shprehur Blleki.