10:31 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Reperi i njohur shokon me deklaratën: Kobe Bryanti është vrarë

Vdekja e papritur e legjendës së basketbollit ka shokuar të gjithë, teksa bota po bën homazhe për të, dikush ka tërhequr vëmendjen me një deklarata befasuese.

Është reperi i njohur amerikan, Silento, i cili ndryshe nga tjerët, mendon se vdekja e Bryanti ishte e planifikuar, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi që ka bërë në Twitter, reperi ka shkruar se Kobe është vrarë.

“Vdekja e Kobe Bryanti ishte vrasje e planifikuar njësoj siç ishin munduar të më vrisnn mua. Unë arrita t’i ikja kurthit, por mos i besoni askujt në këtë industri të ndyrë”, shkroi Silento në postimin e tij, që nxiti reagime të shumta nga tifozët.

Kujtojmë se Bryanti humbi jetën bashkë me vajzën e tij 13- vjeçare, Gianna dhe 7 persona të tjerë./Indeksonline/