18:58 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Reperi shqiptar me famë botërore lanson këngën e re, shfaqet me fustan dhe flokë të gjata në klip

Reperi i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi, ka publikuar projektin e ri muzikor.

Kënga mban titullin “Don’t kill me” dhe është e zhanrit hip-hop që është pjesë e albumit të reperit “1984”.

Por, ajo që ka habitur adhuruesit është dukja e Gashit në klip, ku shfaqet me fustan dhe paruke në kokë.

E për këtë në një postim në Instagram, reperi ka treguar se është ndarë i pakënaqur me kompaninë që realizoi klipin, të cilët nuk kanë qenë dakord që ai të paraqitej me fustan në klip.

Sipas tyre kjo ishte kundër rregullave të kompanisë, ndaj kjo është dhe arsyeja pse ata vendosën të tërhiqen nga sponzorizimi.

Kënga e re e Gashit tashmë gjendet në kanalin zyrtar në Youtube./Indeksonline/