23:23 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

Reperi shqiptar tallet me Neymarin: Ti 200 milionë a?

Brazili dhe Zvicra janë ndarë baras në ndeshjen e parë të grupit E të botërorit Rusia 2018.

Njëri ndër lojtarët kryesorë të këtij takimi padyshim se ishte shqiptari, Valon Behrami.

Madje, Behrami ishte pothuajse “shkatërrues” ku ndali gati të gjitha aksionet e lojtarëve brazilian, në veçanti super sulmuesin, Neymar.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe reperi shqiptar, Lumi B, i cili ka ironizuar duke u tallur me brazilianin.

“Ti 200 milionë a?”, ka shkruar ndër të tjerash reperi në llogarinë personale në Instagram.

Kujtojmë se Neymar ishte transferuar për shumën prej 222 milionë euro nga Barcelona te Paris Saint-Germain.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të ndryshme muzikore gjatë muajve të ardhshëm./Indeksonline/