11:00 / E Hënë, 31 Maj 2021 / AR

Reperit amerikan i vidhet ‘Range Rover’ në pompën e derivateve!

Reperit amerikan, Akon, i ka ndodhur e papritura.

Derisa ishte në një pompë derivatesh duke dashur ta mbush rezervuarin, mbeti pa veturën e tij të shtrenjtë, transmeton Indeksonline.

Ai ishte në anën e pasagjerit dhe para se ta shihte hajdutin, ai u hodh nga ana tjetër e veturës duke u larguar me veturë.

“Makina juaj mund të vidhet brenda një sekonde, prandaj ju lutem mos i lëni çelësat në veturë. Për fat të mirë Akon nuk ishte lënduar, por kjo ishte një situatë e tmerrshme”: tha zëdhënësi i policisë se Atlantës.

Akon, emri i vërtetë i të cilit është Aliaume Damala Badara Akon Thiam, u burgos për 4 vite në fillim të viteve 2000 pasi kishte vjedhur makina luksoze./Indeksonline/