13:30 / E Enjte, 13 Prill 2023 / AR

Reperit të njohur i ndalohet përjetësisht hyrja në Amerikë

Reperi Boef ka thënë se nuk i lejohet të hyjë në ShBA. Kjo ndalesë erdhi për shkak se u arrestua vite më parë.

Me keqardhje të madhe 30 vjeçari shkruan se nuk do ta shohë më kurrë këtë shtet, transmeton Indeksonline.

“Është zyrtare, nuk mund të hyj kurrë në Amerikë, sepse jam burgosur dymbëdhjetë vjet më parë”, shkruan reperi, i cili ka provuar të dalë me ndihmën e një avokati, por që nuk ia ka dalë.

 Boef ishte në burg disa herë që nga mosha gjashtëmbëdhjetë vjeç.