23:16 / E Martë, 20 Shtator 2022 / Andronika

Reportazh i televizionit gjerman: Kampingu i kosovarit Manush Gërbeshi radhitet i dyti më i miri në Gjermani dhe rajon

Televizioni “Dewezet” e ka bërë një reportazh për kampingjet në Gjermani. E kampingu i kosovarit Manush Gërbeshi është radhitur si i dyti më i miri në Gjermani dhe rajon.

Gërbeshi njihet si drupunues, piktor, gastronom dhe skulptor në Kosovë, i cili me punën e tij ka arritur të dominojë edhe në Gjermani. Ai jeton prej vitesh në Gjermani, por është nga fshati Marec i Prishtinës.

Shikojeni kampingun e mrekullueshëm të kosovarit Manush Gërbeshi në Gjermani nga minuta 3:47.

Në një intervistë të mëhershme për televizionin publik në Kosovë, Gërbeshi e kishte përshkruar me dashuri mallin e tij për vendlindjen nga pika më e lartë e fshatit, ku shiheshin bukuritë e Marecit dhe rrethinës.

“E kam një dashuri shumë të veçantë për Marecin, mirëpo në krahasim me atë kohë kur kam emigru unë edhe në bazë të banorëve, është me të vërtetë një tragjedi e shoh unë, e kanë lëshu pothuajse mbi 90%. Këtë pjesë pleqtë tonë e quajshin ‘Stamulli’. Është traditë 500- vjeçare dmth që ka met ky ven, gjoja se e sheh Stambollin. Ashtu e kanë përshkru pleqtë tonë. Është pika më e nalt, dikun 1212 metra, mos gabofsha, lartësi mbidetare, po edhe doken deri bjeshkët e Maqedonisë edhe Shqipërisë dhe është e veçanta se e ka një pamje 360 shkallë”, kishte thënë Manush Gërbeshi për vendlindjen e tij.