17:24 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Reshitaj ndaj deklaratave të Gjuriq: Duhet ta njihni mirë historinë e një populli liridashës, para se të flisni me një gjuhë ndjellakeqe

Ish-ministrja Albena Reshitaj ka reaguar ndaj deklaratave të Marko Gjuriq, i cili u shpreh se hekurudha do të lidhë Beogradin me “provincën jugore serbe”.

Reshitaj u shpreh Gjuriq duhet të njihet më mirë me historinë e një populli liridhashës, sakrifikues e vetëflijues, para se të flisni me nje gjuhë të tillë ndjellakeqe dhe provokative në një hap të rëndësishëm sot.

Ajo tutje tha se aleatët tanë tashmë e njohin Kosovën, i njohin shqiptarët dhe e kuptojnë rëndësinë dhe vlerën thelbësore mbi të cilën jetojnë ata.

Më poshtë postimi i saj i plotë:

Duhet ta njihni më mirë historinë e një populli liridhashës, sakrifikues e vetëflijues zotri Gjuriq, para se të flisni me nje gjuhë të tillë ndjellakeqe dhe provokative në një hap të rëndësishëm sot. Aleatët tanë tashmë e njohin Kosovën, i njohin shqiptarët dhe e kuptojnë rëndësinë dhe vlerën thelbësore mbi të cilën jetojnë ata. Politikat e gabuara tuajat dhe kolegëve tuaj kanë prodhuar gjithmonë destabilizim, luftë dhe urrejtje mes popujve tanë, por nē fund epilogun e kanë pas dëshprues, prandaj mos vazhdoni me gabimet historike të parardhësve tuaj në momente kur po provohet të ndërtohen ura komunikimi e bashkëpunimi civilizues mes nesh. Në kushte normale sot ju dhe miqtë tuaj në prag të 12 vjetorit të pavarësisë së vendit do duhej të uronit festën e jo të përqoni mesazhe ofenduese e të vazhdoni edhe pas më shumë se njē dekade që Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik, me të njejtën mendësi shkatërruese. Fatkeqësisht, historitë mund të përsëriten por shqiptarët janë mësuar të mbrohen gjithmonë në të drejtën e tyre pa marrë parasysh sa arrin t’i ndajnë e përçajnë të tjerët.

Kryeministër mos hesht!