18:41 / E Premte, 03 Dhjetor 2021 / MSH

Reshitaj pritet në takim nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Rshitaj, është pritur në takim nfa Këshilltari i lartë për Çështjet e Evropës Qëndrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

E shoqëruar nga zv.Ambasadori i Kosovës në Washington, Bujar Maxhuni, Reshitaj u takua me Paul Pfeuffer, me të cilin biseduan për zhvillimet politike në Kosovë dhe synimet euro-atlantike të vendit.

Ky është shkrimi i plotë i saj:

Gjatë qëndrimit tim në SHBA, e shoqëruar edhe nga zv.Ambasadori i Kosovës në Washington, Bujar Maxhuni, u prita sot në një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit, nga z. Paul Pfeuffer, Këshilltar i lartë në zyrën për Çështje të Evropës Qëndrore dhe Jugore.

Z. Pfeuffer i shpreha mirënjohen për gjithë përkrahjen që SHBA-të i kanë dhënë Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit, ndërsa në takim kam paraqitur pikëpamjet e mia për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe përspektiven euro – atlantike të Kosovës.

Në këtë takim, në kuadër të diskutimeve për proceset e integrimeve evropiane, nënvizova faktin se rruga e Kosovës drejt integrimit në BE është alternativë e pashmangshme.

Gjatë bisedës, fokus i veçantë iu dha edhe rëndësisë së procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast u pajtuam se dialogu me Serbinë duhet të përfundoi me njohje reciproke.

Po ashtu, se bashku kemi diskutuar edhe çështje tjera konkrete në interes për Kosovën siç është fuqizimi i rolit të gruas në vendim marrje, zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia, mjedisi, reformat në administratë, investimet dhe projektet tjera me interes për vendin. Nga z. Pfeuffer mora zotime që SHBA do të vazhdojë edhe më tej të mbështes Kosovën në rrugëtimin e saj, por natyrisht që administrata amerikane pret që institucionet e Kosovës të punojnë edhe me shumë në avancimin e kapaciteteve institucionale, në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit si dhe luftimin e korrupcionit me qëllim të hapjes rrugë rritjes së zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.