21:07 / E Diele, 16 Qershor 2019

Reshje të shumta të shiut, vozitësit mezi qarkulluan në magjistralen Deçan-Prishtinë

E vështirë për t’u kaluar ishte sonte magjistralja Deçan-Prishtinë.

E gjithë kjo pasi reshjet e shumta të shiut shkaktuan telashe për pjesëmarrësit në komunikacion.

Madje sipas lexuesve të Indeksonline ishte aq i vështirë qarkullimi, sa vështirë shihej.

Kjo gjë vërehet qartë edhe në një video ku shihet se reshjet e shiut ishin të shumta dhe rruga ishte bllokuar thuajse e tëra./Indeksonline/