08:40 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / OSH

Reshjet e borës, vetëm dje ndodhën 62 aksidente

Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 62 aksidente në territorin e Kosovës.

Pas kushteve atmosferike, brenda 24-orëve kanë ndodhur 44 aksidente trafiku me dëme materiale e 18 me të lënduar, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës dje janë shqiptuar 941 tiketa për shkelje rregullash në trafik./IndeksOnline/