18:08 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Reshjet e shiut përmirësuan situatën në liqenin e Badovcit dhe Batllavë

Kryeshefi i kompanisë së Ujësjellësit Rajonal ‘Prishtina’, Ilir Abdullahu ka bërë të ditur se pas reshjeve të shiut në fundjavë është përmirësuar dukshëm situatat në nivelin e liqenit akumulues të Badovcit dhe të Batllavës.

Abdullahu përmes një postimi në Facebook ka thënë se ruajtja e ujit përfshin të gjitha politikat, strategjitë dhe aktivitete për të menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore të ujit të freskët,transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

04/02/2018_Badovci
Situata pas reshjeve të fundjaves që po e lamë pas ka përmirësuar dukshëm nivelin e liqenit akumulues te Badovcit. Prurjet vazhdojn të jenë te larta.
Batllava tani eshte ne nivelin max te akumulacionit.
-Ruajtja e ujit përfshin të gjitha politikat, strategjitë dhe aktivitetet për të menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore të ujit të freskët, për të mbrojtur hidrosferën dhe për të përmbushur kërkesën aktuale dhe të ardhshme të njeriut.I.A