14:20 / E Premte, 23 Qershor 2023 / mp

Respekt për ferizajlitë, dy qytetarë i gjejnë paratë në rrugë dhe i dorëzojnë në polici

Në dy raste të ndara dy qytetarë nga Ferizaj gjejnë para dhe i dorëzojnë në polici.

Dje, rreth orës 13:00 qytetari I.Shyti i moshës 59 vjeçar, në trotuar afër një autolarje ‘’Kemi Petrol’’ në rrugën ‘’Vëllezrit Gërvalla ‘’ në Ferizaj i ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.

Ndërsa sot, rreth orës 12:35 qytetari A.Sallahu i moshës 26 vjeçar nga Ferizaj, tek qendra ‘’Village Shopping & Fun’’ në Ferizaj ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe i ka dorëzuar në stacionin e policës në Ferizaj.

Lusim, pronarët e vërtetë të këtyre parave, të paraqiten në stacionin e policisë në Ferizaj dhe të vërtetohet pronësia për të ju dorëzuar më pas. Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt i ka falënderuar dy qytetarët I. Shyti dhe A.Sallahu për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të parave në stacionin e policisë .