18:20 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / AR

“Respekt për Policinë e Kosovës”, reagon Don Xhoni pasi u shoqërua në Polici

Gjatë ditës së sotme Don Xhoni është ndaluar nga Policia e Kosovës.

Kjo erdhi pasi në veturën e tij janë gjetur armë dhe fishekë.

Disa orë me pas, reperi është liruar, dhe hyri live në Instagram.

“Gjithçka është në rregull, nën kontroll, gjithçka është stabile, respekte për Policinë e Kosovës dhe sjellen e tyre”, tha Don Xhoni./Indeksonline/