15:00 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

“Respekte për Buffonin”, tifozët e Sampdorias nuk ndalen duke duartrokitur për italianin 

Tifozët e kaltër të Sampdorias e kanë pritur në mënyrën më të mirë të mundshme portierin kundërshtar, Gianluigi Buffon. 

Madje të gjithë tifozët vendas janë ngritur në këmbë duke duartrokitë për portierin italian, shkruan IndeksOnline. 

Kujtojmë se Buffon zhvilloi ndeshjen e fundit me Italinë në eliminimin nga playoffi i Kupës së Botës, kundër Suedisë. 

Në këtë ndeshje portieri legjendar i Juventusit e nis nga stoli./IndeksOnline/