16:02 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Restaurimi i BMW-së legjendare të Elvis Presley [Video]

Pasi iu bashkua ushtrisë në vitin 1958, Elvis Presley u stacionua në Gjermani për dy vite. Ndërkohë atje ai bleu një nga vetëm 250 ‘BMW 507’ të prodhuara ndonjëherë.

Makina e tij ishte fillimisht e bardhë, por siç thuhet, fanset e tij puthnin tërë kohën makinën e tij duke i lënë buzëkuqin në të gjithë makinën. Nga frustrimi, ylli i muzikës e kishte ngjyrosur makinën e tij me ngjyrë të kuqe.

50 vite më vonë, në vitin 2006, Klaus Kutscher, një ekspert i restaurimit të BMW Classic, gjeti makinën e tij në një hambar të Kalifornisë dhe vendosi ta restauroj.

Për më shumë shikoni videon. /IndeksOnline/