09:45 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Resul Sinani i bashkohet AAK-së

Resul Sinani edhe zyrtarisht ka aderuar në AAK. Gazetari dhe profesori i njohur kishte vendosur të futet në politikë në Nismën Socialdemokrate, nga e cila ishte larguar pak muaj pasi që kishte aderuar.

Ramush Haradinaj, ka njoftuar para pak minutash angazhimin e Sinanit në partinë e tij.

“Një figurë e dëshmuar publike, aktiv në fushën e medias, profesori i gazetarisë dhe intelektuali Resul Sinani, nga sot angazhimin e tij politik do ta vazhdojë së bashku me Aleancën. Mirënjohës që ka besuar në vizionin e AAK-së, për jetësimin e synimit për Kosovën 100% shtet” shkruan Haradinaj në njoftim./Indeksonline/