75 Mall Live Search
19:35 / E Martë, 27 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Resul Sinani flet pas aderimit në Nisma (Video)

Në katër vjetorin e themelimit të partisë Nisma Social Demokrate, Resul Sinani është prezantuar zyrtarisht si pjesë e kësaj partie. Gjatë fjalimit të tij ka thënë që kjo është një gjë e veçantë për të.

“Në profesionin e derimbrëmshëm kam udhëhequr shumë ngjarje jam duartrokitur, por këto duartrokitje sonte janë shumë më ndryshe”, tha Sinani.

Ai ka thënë që i është bashkuar kësaj partie me qëllim që ta shkruaj së bashku me të tjerët të ardhmen e kësaj partie.

“Kam shkruar shumë fjalime, por ajo që kam menduar që është të bëhet është që së bashku me ju ta shkruaj ardhmërinë e Nismës Social Demokrate të Kosovës”, ka thënë Sinani.

Po ashtu, në ceremonin e katërvjetorit të themelimit të kësaj partie, kanë aderuar edhe dhjetra figura tjera.

Temat: