09:25 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Reuters shkruan për Albin Tahirin

Një nga gazetat më të mira në Europë, Reuters ka shkruar për skiatorin kosovar, Albin Tahirin.

Tahiri u bë sportisti i parë nga Kosova që merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, transmeton IndeksOnline.

Ai dje debutoi në PyeongChang, dhe zuri pozitën e 37-të nga 65 garues.

“Kisha shumë probleme pasi ishte shumë akull. Por kur pashë djemtë tjerë që binin jashtë garës, vendosa që vetëm ta përfundoja, pasi ishte e para për Kosovën në Lojërat Olimpike”, ka thënë Tahiri për Reuters.

“Kosova ka male, por infrastruktura është vërtet e keqe”, shtoi ai.

Për këtë arsye, Albin Tahiri shumicën e kohës stërvitet në Austri, Itali dhe Slloveni.

“Gjatë këtyre viteve sa kam qenë duke pritur Kosovën, kam studiuar në stomatologji, e cila është pasioni im – kështu unë u diplomova”.

Specialisti, kthehet të enjten në garën e shtyrë “Donwhill” nga ora 3 e 30 (orën tonë lokale)./IndeksOnline/