22:19 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Reuters: Vuçiq pranon kompromisin me Kosovën

Agjencia e famshme britanike e lajmeve, Reuters ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është i gatshëm për kompromis me Kosovën.

Sipas Reuters, Vuçiq do të pranojë kompromisin në përcaktimin e kufirit me Kosovën vetëm për një arsye, që Serbia të plotësojë kushtin e fundit për bashkimin në BE.

Gjithnjë sipas kësaj agjencie, politika serbe e udhëhequr nga Vuçiq do të kërkojë dhe do të arrijë autonomi më të madhe për enklavat serbe në Kosovë, mbrojtjen e manastireve ortodokse dhe kompenzime financiare për objektet industriale e energjetike që politika serbe i cilëson si prona të saj.

Reuters potencon se Vuçiq do të ketë kundër ideve të tij Kishën Ortodokse Serbe dhe politikanët nacionalistë serbë./Indeksonline/

Temat: