21:09 / E Martë, 10 Gusht 2021 / AR

Revoltohet Almeda Abazi: Ma lini mua, është bashkëshorti im…

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman së fundmi kanë vendosur që të dalin në një darkë romantike së bashku dhe ta shijojnë ashtu si ata duan, por nuk shkoi gjithçka si duhej.

Përmes një postimi në Instagram, Almeda shprehet e mërzitur se gjatë gjithë kohës Tolgahanit i ka rënë telefoni për çështje pune dhe ai nuk ka ngurruar që t’i përgjigjej.

Në mbishkrimin e këtij postimi Almeda i bën thirrje të gjithëve që Tolgahan është i saj dhe duhet t’ja lini asaj.

 “Telefoni i tij nuk u ndal përsëri …mjaft ma lini mua. Ky është bashkëshorti im!”, ka shkruar Almeda, ku aktori shihet duke folur në telefon.