14:43 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Revolucion historik, Mercedes-Benz heq dorë nga motorët me naftë dhe benzinë

Prodhuesi gjerman i veturave Mercedes parashikon se gjysma e shitjeve të tij deri në vitin 2030 do të përbëhet nga hibridët dhe synon që të gjitha fabrikat evropiane të jenë neutrale ndaj dyoksid karbonit deri në vitin 2022.

Kompania nga Shtutgarti ka njoftuar një seri të kufizimit të ri të objektivave  CO2, e cila planifikon të arrijë në dy dekadat e ardhshme që do të ndikojë që të gjitha makinat e pasagjerëve të jenë neutrale për mjedisin deri në vitin 2039.

Kjo do të thotë se në dy dekadat e ardhshme Mercedes do të dëbojë plotësisht motorët me benzinë dhe naftë nga makinat e tyre.

Daimler nuk është gjiganti i parë gjerman që ka bërë të ditur synimet për reduktimin e emisioneve të CO2, pasi plane të ngjashme kanë grupi Volkswagen, i cili planifikon që të gjitha veturat e tij të jenë neutrale nga dyoksid karbonit deri në vitin 2050. /IndeksOnline/