13:30 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Revolucion në skuadrën e Bayernit

Kampionët e Gjermanisë pritet të shesin disa nga lojtarët kyç.

Robert Lewandowski ka kërkuar largimin nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere.Por, rrugën e reprezentuesit polak mund ta ndjekin edhe disa yje të skuadrës bavareze, që mund të largohen nga Allianz Arena. Jerome Boateng pas gjashtë kampionateve të fituara me Bayernin, kërkon të ndryshojë ambient.

Në dyshim është edhe e ardhmja e Arturo Vidal. Kontrata e mesfushorit skadon më 2019 dhe deri më tani nuk ka asnjë propozim për rinovimin e saj.

Ndërsa sipas gazetës Bild, edhe Thiago Alcantara është me një këmbë jashtë Bayernit, pasi spanjolli nuk pëlqehet nga trajneri i ri Niko Kovaç. Mbetet të shihet nëse këto largime do të konfirmohen gjatë verës, që do të ndikonin në një rënie të cilësisë në skuadrën e Bayernit.

Temat: