08:27 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Revoluciononi rutinën tuaj të bukurisë me këto këshilla

Shpesh nuk tregoheni te kujdesshme ndaj rutinës tuaj te bukurisë. Ndodh qe ndonjëherë te kaloni disa nga hapat qe ju duhen te bëni çdo dite dhe here te tjera e ndiqni ne mënyrë rigoroze. Për me tepër jeni gjithmonë ne kërkim te produkteve te reja apo trajtime për te përmirësuar pamjen tone. Kështu sot po ju tregojmë disa këshilla te cilat do te revolucionojnë mënyrën tuaj për tu kujdesur për bukurinë tuaj.

1.Ktheni qerpikët ne mënyrë permanente Shume vajza humbasin kohe ne mëngjes për te kthyer qerpikët dhe duke kaluar disa shtresa rimel ne mënyrë qe ato te duken me te bukur. Por nuk ndodh gjithmonë te kemi një pamje te bukur. Për këtë arsye nëse do te kthenit qerpikët ne mënyrë permanente do te eliminoni këtë veprim për një kohe te gjate.

2.Buzët dhe thonjte njësoj

Është një këshillë e cila mbase llimisht nuk ju bën aspak për vete por nëse do ta provoni do te ndryshoni mendim. Kështu mund te provoni te lyeni buzët me te njëjtën ngjyre te thonjve dhe do te shihni se do te keni një pamje me joshëse nga sa mendonit. Një nder kombinimet me klasike është ajo me ngjyrën e kuqe por nëse dëshironi mund te përdorni edhe ngjyra te pazakonta si për shembull grija. Por nëse dëshironi një pamje natyrale preferoni te lyeni buzët dhe thonjte ne ngjyre nude dhe do te jeni te mrekullueshme.

3.Shtoni këto përbërës ne rutinën tuaj te bukurisë Nëse dëshironi qe vetullat tuaja te rriten me shpejt por edhe qerpikët ky truk do t’ju ndihmoje. Merrni një ene plastike apo një kuti rimeli te cilin nuk e përdorni me bashke me furçën. Me pas ne ene shtoni dy luge vaj bajamesh, vaj kokosi dhe një vitamine E. Përziejini mire te gjithë përbërësit dhe aplikojeni këtë ne vetulla dhe qerpikë dhe do te shihni se do te rriten me te forte dhe shpeshte.