21:10 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Rexhaj: 7 herë lëshuam pe në negociata, propaganda me emrin e Qosjes ndoshta pati qëllim bllokimin e situatës

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se VV ka lëshuar pe përgjatë negociatave me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Rexhaj tha se ishte pikërisht nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani e cila kërkoi që të shtyhej seanca kur parashihej të bëhej konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

“Vjosa kërkoi që të shtyhet për një javë seanca, ne kemi pasur pyetje. Dakord po e shtyjmë pra mos ta lëndojmë koalicionin, por këtë shtyrje ne nuk e dëshironim siç e kishte bërë PAN-i. Ne kërkuam që të tregojmë se shtyrjen po e kërkon LDK-ja, por ata thanë jo. Pra nuk është çështje e pozitave, ne kemi lëshuar pe në negociatat me LDK-në”, tha Rexhaj.

Ai tha se nëse do të qëndronte problemi vetëm te dorëheqja e Glauk Konjufcës, vetë ai do ta bënte këtë gjë.

“Nëse problemi do të ishte vetëm këtu, vetë Kojnufca do ta bënte. Qe sa VV e LDK bëjnë biseda ndërmjet vete, ne 7 herë të plota kemi lëshuar pe në negociata me ta, së fundmi kur ishte çështja e Presidenti, por e dini se Presidenti në njëfarë forme garanton unitetin popullor, s’duhet të jetë as partiak. Ne kemi thënë që propozimi i parë të jetë propozim që do të ishte i pranueshëm për të gjitha partitë politike. Propozimi i tyre të mund të vijë dikush nga LDK, pra kjo është lëshim pe. LVV nuk e ka bllokuar Kuvendin njësoj si PAN-i, prandaj e kemi zgjedhur Konjufcën në pozitën e Kryeparlamentarit”, tha Rexhaj në Dukagjin, transmeton Indeksonline.

“Ne jemi VV, kur themi po mbetet po edhe bëhet po. Tash po del një bllokadë e re, pasi këta s’po na besuakan në kohën kur vjen edhe Kryeparlamentari. Në politikë nuk bëhet me rotacion. Nuk është që VV ka qenë ndonjëherë në qeveri dhe mund thuhet se në qeveri qeverisë ashtu apo kështu. Historia na tregon se LDK megjithatë ka qeverisur me PDK, AAK-në dhe gjitha këto subjekte që i kemi sot. President nuk vie as Rexhep Qosja me aq sa di unë, asnjëherë nuk është biseduar çështja e emrit të Rexhep Qosjes, kjo është njëfarë propagande ndoshta qëllim keqe që të bllokohet një situatë. Së pari të provojmë një president unifikues më pastaj nëse nuk i bëjmë votat në Kuvend të shikohet”, tha ai./Indeksonline/