23:20 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rexhbeçaj me statistika fantastike në ndeshjen kundër St Etienne

Wolsfburg luajti kundër St Etienne ku arriti të fitoj 1-0, mirëpo për skuadrën e Wolsfburgut shkëlqeu futbollisti kosovar Elvis Rexhbeçaj.

Ai luajti për 90’ minuta në këtë ndeshje ku pati 76 prekje të topit e ku arriti t’i bëjë 50 pasime, nga të cilat 87% e tyre ishin sakta.

Po ashtu e ka pasur edhe një gjuajtje drejt golit kurse arriti t’i bëjë 2 driblime të sakta dhe ishte i sukseshëm në 6 duele nga 10 sa i kishte gjithësej.

Futbollisti 22 vjeçar po arrinë mjaftë suksese me skuadrën gjermane kurse vlera e tij aktuale në treg është 8 milionë euro./Indeksonline/.