15:50 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Rexhep Selimi i kërkon falje familjes Rexhepi për këtë arsye!

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka dhënë një intervistë  më 28 nëntor për një media, ku ka përmendur dëshmorin Beqir Rexhepi.

Për një deklaratë të tij nuk është ndier mirë familja e këtij dëshmori, të cilës Selimi i ka kërkuar falje.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kërkon nga familja ta marr deklaratën e tij si gabim njerëzor e jo tendencë për shmangie nga lufta.

Ja postimi i Selimit:

30 Nentor 2017

Ne nje emision ne TV Dukagjini, me 28 Nentor isha i ftuar per nder te Dites se Pavaresise, ditelindjes se Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe Daljes publike te UCK-se.

Ne nderkohe, pas ketij emisioni pash se Familja Rexhepi nga Qirezi jane ndier keq me nje pjese te kesaj interviste me c’rast nuk jam ndalur aq sa duhet ne shpjegimin e Betejes se 28 Shkurtit te Qirezit dhe Likoshanit.

Perulesisht ju kerkoj falje familjes se deshmorit Beqir Rexhepi nese nuk jane ndier mire, megjithese as pyetja e as tema nuk kishte te bente me 28 Shkurtin e 1998-tes.

Dua qe familja te ma marr kete si gabim njerezor e jo si tendence apo shmangie nga historia e asaj beteje te lavdishme ne Luften e popullit shiptar per Liri.