12:05 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Rexhep Selimi jep një propozim se si të mbikëqyret Inspektorati i Policisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pasur sot do të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri.

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj është pritur të raportojë sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës  rreth zhvillimeve që kanë ndodhur në Inspektoratin Policor të Kosovës me ç’rast është publikuar një bisedë mes kryeshefit Hilmi Mehmeti dhe disa vartësve të tij ku dëgjohet presioni që u bën atyre për  të ndikuar në punësime.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk ndodhi pasi ministri Sefaj ka munguar në këtë komision për shkak se është i sëmurë nga gripi.

Në këtë mënyrë, mbledhja e komisionit ka vazhduar nga përfaqësuesit e këtij komisionit, të cilët diskutuan për këtë çështje.

Kështu zëvendëskryetari i parë i këtij komisioni, Rexhep Selimi ka kërkuar për t’u formuar një grup punues për mbikëqyrjen e zbatueshmërisë së ligjit.

Sipas Selimit, kjo është e nevojshme për shkak se në rastin e zhvillimeve që kanë ndodhur në Inspektoratin Policor janë evidentuar shkelje ligjore, të cilat, sipas tij, kanë shkuar deri në shkaktimin e veprave penale.

“Praktika e komisioneve parlamentare e  kanë këtë detyrë, të mbikëqyrin zbatueshmërinë e ligjit.  Janë evidentuar shkeljet ligjore dhe kanë shkuar deri në shkaktimin e veprave penale. Nuk mund ta mohojmë se është bërë shkelje ligjore duke shkaktuar edhe vepër penale, mos të jap edhe epitete tjera të krimit të organizuar sepse, vepra penale shkaktohet në bashkëpunim atëherë kjo merr masat e krimit të organizuar. S’dua të paragjykojë, por komisioni parlamentarë nuk do duhej të priste, por të ndërhynte në përputhje me kompetencat e veta pa i ndërhyrë në kompetenca as ministrisë e as prokurorisë”, ka thënë Selimi./Indeksonline/