19:15 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rexhepi: Lojtarët tanë po mendojnë që janë ende në Ligën e Parë

Flamurtari ka shënuar fitore të madhe sot, duke e mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-0.

Krasniqi dhe Talovic ishin shënuesit e skuadrës “kuqezi”.

Pas ndeshjes trajneri i Dukagjinit, Xhengis Rexhepi tha se ishte i kënaqur me skuadrën e tij panvarsisht humbjes.

“Ne patëm dominimin e lojës, krijuam shumë raste por që golat i pranuam shumë lehtë dhe që nuk është dashur t’i pranonim”, tha fillimisht Rexhepi për Supersport.

“Skuadra ime sot ishte fituese, bën gjithçka bukur, me këso futbolli siç bën sot në vazhdim nuk do të kemi problem ndaj ekipeve edhe më të forta”.

“Problemi më i madh tek në është se futbollistët janë jashtë elementit për lojë, sidomos lojtarët që kemi me bagazh të madh. Lojtarët po mendojnë që janë ende në Ligën e Parë pra ky është problem”.

“Ne do të shohim me qetësi ndeshjen e radhës të enjten ndaj Ferizajt dhe nuk jemi në panik për këtë, por në atë takim duam vetëm fitore”, përfundoj Rexhepi.