15:05 / E Diele, 07 Janar 2024 / Gj. Sh

Rey Manaj vazhdon të shkëlqejë në Turqi, shënon dy gola për pesë minuta (VIDEO)

Rey Manaj po vazhdon të shkëlqejë në kampionatin turk të futbollit.

Sulmuesi shqiptar shënoi dy gola në kohën shtesë dhe i dhuroi fitoren skuadrës së Sivassporit me rezultat 3-1 kundër Kayeserisporit, shkruan IndeksOnline.

Manaj fillimisht u tregua i sakt nga penalltia në 90+3, duke shënuar për rezultatin 1-2.

Pas pesë minutave, 26-vjeçari shënoi edhe golin e dytë personal dhe vendimtar në fitoren e Sivassporit.

Manaj ka realizuar tetë gola këtë sezon në Turqi, prej se u transferua nga skuadra e Watfordit./IndeksOnline/