23:24 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Rezervisti Leo Messi thyen rekordin e shekullit

Barcelona mposhti Leganesin me rezultat 3-1 në ndeshjen e xhiros së 20-të të La Ligas.

Golin e tretë në këtë ndeshje e shënoi Leo Messi, i cili ishte inkuadruar në lojë në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline.

Me këtë rast argjentinasi bëhet “rezervisti” që ka shënuar më së shumti gola që nga viti 2000.

Ai ka shënuar plot 22 gola kur është inkuadruar nga banka rezervë.

Messi edhe një herë po tregon se është futbollist shumë i rëndësishëm i klubit edhe tani kur i ka mbushur 31 vjeç. /IndeksOnline/