11:13 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rezervisti më fatlum në NBA, tre vite rresht e fiton titullin pa i dhënë shumë zor!

Patrick McCaw po llogaritet si basketbollisti më fatlum në NBA. 23 vjeçari amerikan ka vetëm tri vite që luan në NBA, por që në tri vitet është shpallur kampion.

Për dy vite me radhë, McCaw ka qenë kampion me Golden State ku kishte paraqitje të rralla. Këtë edicion ai vendosi që të ndërrojë ambient duke kaluar te Toronto, shkruan Indeksonline.

Me paraqitje jo aq të shpeshta, McCaw arriti që edhe këtë edicion të jetë kampion, por kësaj radhe me skuadër tjetër.

McCaw luajti ka luajtur mesatarisht 6 minuta në finale duke shënuar mesatarisht 0.8 pikë dhe 0.5 asistime.

McCaw është bërë lojtari i shtatë që arrin të fitojë rresht tre unaza të arta në tre vitet e para, por është i pari që e bën këtë pasi ka ndryshuar ekipet./Indeksonline/