00:22 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rezervuan online hotelin luksoz me pamje nga deti, ja si u rezultoi!

Jo gjithmonë pushimet në ndonjë vend të caktuar, mund të shkojnë ashtu siç planifikohen.

Kështu, nënë e bijë bënë rezervimin në një hotel me 4’yje për pushimet e verës.

Rezervimi i tyrë në faqen “Booking.com”, për një pushim disa ditësh në Izrael nuk u doli siç e menduan.

Christine Sillman dhe vajza e saj, Tonya kërkuan që të qëndronin dy nëtë në maj në Tel Aviv pais panë një reklamë që tregonte ambientet e hotelit ‘Royal Jaffa’.

Pasi bënë pagesën me 120 paund nata, ato zbuluan se ndërtesa ku kishin rezervuar ishte braktisur, muret ishin thyer, dritaret nuk kishin xhampa dhe nuk kishte energji elektrike.

“Nuk ishte hoteli me pamje nga deti që po prisnim. Booking.com duhet ta kontrollonte ekzistencën e ambientit para se ta reklamonte”, tha Christine.

Ajo kontaktoi kompaninë “Booking” dhe foli në telefon për rreth një orë, por biseda kalohej nga njëri person tek tjetri.

Pas disa ankesave, Booking.com ka rënë dakord të rimbursojë koston e strehimit alternativ të Sillmans, si dhe koston e taksisë dhe shpenzimet e tyre.