09:22 / E Premte, 05 Mars 2021 / B O

Rezistente edhe ndaj minave, Turqia prezanton “bishën” e re “Cobra II”

Prodhuesi turk i automjeteve të blinduara “Otokar”, ka shtuar një automjet të ri të mbrojtur nga pritat dhe rezistent ndaj minave, në familjen e produkteve të saj, i quajtur “Cobra II”.

Familja e automjeteve të blinduara “Cobra II” 4×4 u zhvillua me burime lokale. Ato janë shtesa më e re në familjen e produkteve “Cobra”, që është në shërbim aktiv në Turqi dhe në 15 vende të tjera.

“Cobra II” është disnjuar me një kapacitet më të lartë mbajtës dhe një vëllim më të madh të brendshëm, krahasuar me modelin e mëparshëm “Cobra”, për t’iu përshtatur nevojave të ndryshme të përdoruesve të ndryshëm, shkruan IndeksOnline.

“Cobra II” mburret me lëvizshmëri të lartë, me një strukturë modulare të përshtatshme për misione të ndryshme, ashtu si gjenerata e mëparshme e automjeteve “Cobra”.

“Otokar”-i përforcon suksesin që ka arritur në kategorinë e automjeteve të blinduara me “Cobra II”, e cila shpejt ka fituar vlerësimin e përdoruesve me performancën e saj të suksesshme në Turqi, si edhe në tregjet e eksportit.

“Cobra II” MRAP, një gjeneratë e re e automjeteve të mbrojtura nga minat, u ofron përdoruesve të saj mbrojtje të lartë balistike dhe të minave, si edhe transport me lëvizshmëri më të lartë sesa shihej më parë në këtë klasë automjetesh.

Duke reflektuar përvojën 35-vjeçare dhe njohuritë teknike që ka “Otokar”-i në automjetet tokësore, “Cobra II” MRAP siguron mbijetesë të lartë në zona me rrezik. Ajo i ofron ekuipazhit një mbrojtje superiore kundër mjeteve shpërthyese balistike, të minave dhe të improvizuara.

Automjeti, gjithashtu pasqyron përvojën e prodhuesit turk të pajisjeve të mbrojtjes në terrene dhe kushte të ndryshme klimatike, pasi që aktualisht ka më shumë se 32.000 automjete që operojnë në mbi 35 vende.