08:23 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / C E

Rezultat i ngushtë, Kamenica shkon në balotazh

Komuna e Kamenicës do të organizojë edhe një raund të ri të zgjedhjeve për kryetarë komune, pasi Qëndron Kastrati i PSD-së dhe Kadri Rahimaj i VV-së do të shkojnë në balotazh.

Pas numërimit të votave, Qëndron Kastrati renditet i pari me 32,69% kurse Kadri Rahimaj me 30,37% në vendin e dytë.