75 Mall Live Search
16:59 / E Diele, 19 Prill 2026 / G T

Rezultate befasuese në Superligë, Drita dhe Ballkani mposhten si mysafire

Kanë përfunduar tri ndeshjet e Superligës së Kosovës, e vlefshme për javën e 29-të.

Drenica e ka befasuar Dritën, duke e mposhtur minimalisht 1:0, shkruan Indeksonline

Golin e vetëm e shënoi Chacon në minutën e 43’të.

Me këtë humbje, Drita mbetet lider me 54 pikë.

Befasi ndodhi edhe në “Liman Gegaj”, ku Malisheva e mposhti 4:2 Ballkanin.

Skuadra nga Suhareka me këtë humbje mbetet në pozitën e 2-të me 49 pikë.

Ndeshja tjeter mes Gjilanit dhe Dukagjinit është mbyllur me fitore të mysafirëve me rezultatin 2:3, në një ndeshje tejet interesante. /Indeksonline/