21:08 / E Martë, 20 Tetor 2020 / C E

Rezultate super të dobëta të Llapit, Batatina “kërcënon” futbollistët

Llapi është në krizë të thellë të rezultateve në Superligës.

Skuadra nga Podujeva ka grumbulluar vetëm dy pikë në gjashtë javët e para të sezonit të ri dhe është fundosur në tabelë.

Për këto rezultate kanë reaguar “Legjendat” që kanë thënë se nuk do të lejojmë një degradim të tillë, shkruan Indeksonline.

Por ajo që është vënë në pah është komenti i nënkryetarit të klubit, Amrush Batatina.

Ai ka thënë se lojtarët nuk kanë kurrfarë interesimi dhe ju interesojnë vetëm pagat e tyre.

Batatina ka shtuar se do t’i “dënoj” në paga nëse nuk ka rezultate në ndeshjet e ardhshme.

Eshte shume e Vertete edhe ne si Kryesi pajtohem me Legjendat mos interesimi I Disa Lojtareve u pa Kure edhe une isha ne vizit ne Klub ju intereseojshin veq Te Hollat ndersa Rezultatet ishin ne tendin e dyte shum shpejte edhe ne si Investoren do Te japin Fjalen perfundimtare dhe qdo mos rezultatet do Te kushtoje me perqindje Te Te ardhurave Kujna mos ti konvenon munde edhe ti ndajme rruget kjo eshte e patolerueshme me as personalishte nuk Jam I pajtimit qe Te hargjijme pasurin tone per Manekena“, ka shkruar Batatina në komentin e Legjendave. /IndeksOnline/